Zyrtare: Eric Garcia lojtar i Barcelonës

Zyrtare: Eric Garcia lojtar i Barcelonës

Barcelona ka zyrtarizuar të martën marrëveshjen për transferimin e Eric Garcias nga Manchester City.

Lojtari ka nënshkruar kontratë që e mban atë te Barça deri në fund të sezonit 2025/26 dhe klauzola e tij e largimit është caktuar në 400 milionë euro.

Mbrojtësi 20-vjeçar ishte pjesë e akademisë së Barçës deri në vitin 2017 kur u largua në drejtim të Cityt për katër sezone.

Te City ka pasur më shumë se 30 paraqitje për ekipin e Pep Guardiolas.

Para Garcias, City transferoi edhe sulmuesin Sergio Aguero.

Related Articles