Me përplasje verbale po shoqërohet raportimi i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, në Komisionin për Shëndetësi, raporton Gazeta “Enigma”.
Vitia është pyetur nga anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me Pfizer për furnizimin me 1.2 milion vaksina.
Me këtë rast ai ka kërkuar nga ministri Vitia që t’i kërkoj falje qytetarëve për vonesën në sigurimin e vaksinave.
Me të marrë fjalën Vitia i mohoi këto konstatime duke thënë se negociatat për sigurimin e kontratave kanë filluar në dhjetor të vitit 2020, atëherë kur ai nuk ka qenë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo gjë shkaktoi reagim tek deputeti Haxhiu, i cili i tha atij “Ministër mos u nervozo”.
Vitia ia ka kthyer duke thënë “Larg qoftë, me ju nuk bëhem nervoz”
Përplasje në komision pati edhe mes ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ish ministrit, Armend Zemaj./Gazeta Enigma.