Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar për herë të parë në media rreth zhvillimeve të djeshme në Veri.
Kurti ka përsëritur atë çfarë ka shkruar në rrjetet sociale, ku ka deklaruar se krejt çfarë ata kanë synuar si qeveri e Kosovës ishte të mundësojë që kryetarët e komunave të zgjedhura të kenë qasje në zyrat e tyre.
“Sa i përket ditës së djeshme ajo cfarë është e rëndësishmë të theksohet është që krejt çfarë kemi synuar si Qeveri e Republikës është të mundësojmë që kryetarët e komunave të zgjedhura në zgjedhjet demokratike të kenë qasje dhe të punojnë në zyrat e tyre ku duhet ti shërbejnë qytetarëve pa dallim etnije, feje e prejardhje”, ka theksuar Kurti.
Ndër të tjerash, Kurti ka thënë se beson që si qeveri ata kanë mbështetjen e gjithë faktorëve ndërkombëtarë.
“E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna”, ka thënë Kurti për RTV Dukagjinin.