Ish-emisari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar thumbimet ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me tensionet e fundit në veri.
Ai përmes një fotografie të përbashkët të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden, ka kujtuar edhe ndodhinë e tërë kësaj ngjarje.
Prapa dy politikanëve, në fotografi ndodhet edhe njëri nga themeluesit e ShBA-së, George Washingtoni, për të cilin atë botë Biden u tha gazetarëve se “Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës”.Krahas kësaj historie, Grenell ka shkruar se “Kosova ka nevojë që Thaçi sërish të kthehet në krye”.
Para kësaj ai i reagoi edhe kongresistit amerikan, Nuun, duke i thënë se Kurti është një anti amerikan që ka kundërshtuar çdo ide të presidentëve amerikan.“Unë e kuptoj që ju mund të keni zgjedhës që janë mbështetësit e Kurtit – por ju duhet të mësoni çështjet. Kurti është dëshmuar se është shumë antiamerikan. Ai e ka refuzuar LNG-në e SHBA-së. Ai ka qenë kundër ideve të çdo presidenti amerikan, nga Bushi te Biden. Lëvizja e tij e fundit është dënuar nga republikanët, demokratët, gjermanët, britanikët, francezët, italianët dhe madje edhe kryeministri i Shqipërisë.”, ka shkruar ai.
Kosovo needs @HashimThaciRKS back in charge. pic.twitter.com/y20IYNxyAM— Richard Grenell (@RichardGrenell) May 28, 2023