Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në rrugën “Vehap Shita” në Prishtinë, ku një 47-vjeçar u gjet pa shenja jete. Vdekja e tij po cilësohet si e dyshimtë dhe Policia tashmë ka nisur hetime.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se personi që u gjet i vdekur është Besart Xhaka, i cili sipas informatave të para dyshohet për mbidozë.
Posa ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ka konstatuar vdekjen e viktimës, teksa në afersi të trupit të tij është gjetur një aasi e drogës, si dhe disa shiringa.
Njësitet policore kanë kryer të gjitha ekzaminimet në vendin e ngjarjes dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.
Ajo që dihet deri më tani është se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti tragjik.
Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe familja, por ende nuk janë bërë të ditura detajet e ceremonisë së varrimit.
“Te all llahut jemi dhe te ai do te kthehemi miq dashamir farefis sod nrroj Jet vllau jem Besart Xhaka per lokacionin daten dhe oren e varrimit do ju informojm”.
Postimi prekes i vëllait të tashmë të ndjerit, Besart Xhaka.
“Ah besi jem pse na le Allahu ta ndriqoft naten e vorrit qashtu qysh e pate zemren e bardhe ,me premtove qe ski mem lan ski mema kthy shpinen po ti shkove e un Besart sdo thirri mo”.