Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dënuar veprimet e serbëve në veri të vendit, ku sulmuan Policinë e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët.
Osmani tha se këto akte të papranueshme dhune duhen të dënohen sipas saj, nga të gjithë.
“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët”, shkroi Osmani.
“Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”.