Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me emisarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, rreth situatës në veri.
Përmws një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se “në demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste”.
Ai i ka vlerësuar “të egra” sulmet e protestuesve serbë ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve.
“Qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë për shërbim të plotë dhe të papenguar nga zyrtarët e tyre të zgjedhur”, ka shkruar ai në Twitter.
Ndryshe rreth 25 ushtarë të KFOR-it janë lënduar si pasojë e sulmeve nga grupet kriminale në veri të vendit.