Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka treguar se çfarë iu ka thënë ambasadorëve të vendeve të Quintit ku përfshihen SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Italia dhe Franca në takimin që pati sot.
“Kam diskutuar për ngjarjet aktuale në Kosovë me ambasadorët e vendeve të Quintit dhe theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë ndaj komunitetit serb, gjë që na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon.
Ai tha më tej se tërheqja urgjente e kryetarëve në veri si dhe e njësisë është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë”.
Në takim ishte i pranishëm edhe ministry serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq.