Kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut ndodhen në objektet komunale

Kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut ndodhen në objektet komunale

Burime të Radios Evropa e Lirë bëjnë të ditur se kryetarët e komunave Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut, Lulzim Hetemi dhe Erden Atiq, gjenden në objektet e komunave përkatëse.

Siç merr vesh REL-i, kryetari i Leposaviqit ka mbetur brenda objektit të komunës që nga dita e djeshme, për “arsye sigurie”.

Më shumë detaje nuk dihen.

Me gjithë përpjekjet, REL-i nuk arriti të bjerë në kontakt me Hetemin.

Në Leposaviq, qytetarët serbë që kundërshtojnë instalimin e kryetarit shqiptar, janë duke vazhduar protestën edhe sot.

Related Articles