Edhe vetura e ekipit të ATV-së dëmtohet në Zveçan (FOTO)

Edhe vetura e ekipit të ATV-së dëmtohet në Zveçan (FOTO)

Mëngjesin e sotëm, vetura e ATV-së ka qenë cak i sulmit nga protestuesit serbë.

Në fotografitë dërguar AGK-së, shihet se i janë shpërthyer gomat veturës me qëllim të pengimit të raportimit.

“Kjo situatë me të cilën po përballën gazetarët është tejet shqetësuese dhe po rëndohet çdo herë e më shumë, pasi ata po vazhdojnë të jenë target i protestuesve serbë”, thuhet nw reagimin e AGK-sw.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje të gjithë kolegëve gazetarë, kameramanë, fotoreporterë dhe shoferët e ekipeve të tyre, që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe në rast nevoje t’i drejtohen për ndihmë zyrtarëve të Policisë së Kosovës që janë prezent atje.

Related Articles