Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që dyshohet se kanë dëmtuar një flamur në komunën e Graçanicës.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se të dyshuarit janë të moshave 22 dhe 31 vjeç.
“Pas pranimit të informatës lidhur me dëmtimin e një flamuri në Graqanicë, që dyshohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, policia menjëherë ka nisur një hetim i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’.