Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
Siç tregon Elezaj, në automjet qenë të përfshira 5 automjete.
“Rreth orës 17:40, në rrugën “Beqir Kastrati”-Gjakovë, ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë pesë automjete (tri në levizje dhe dy të parkuara). Për pasojë (përveç dëmeve materiale), shtatë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.
Bëhet e ditur se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.