Kurti: SHBA është një partner kyç me të cilin do të konsultohemi gjithmonë

Kurti: SHBA është një partner kyç me të cilin do të konsultohemi gjithmonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ‘SHBA është një partner kyç me të cilin do të konsultohemi gjithmonë’.

Kurti e ka shpërndarë në Twitter një intervistë që e ka dhënë për gazetën “Financial Times” që është publikuar sot në media.

 “E ritheksova se pavarësisht se kemi pasur një ndryshim në qasje, SHBA është një partner kyç, me të cilin do të konsultohemi gjithmonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Related Articles