Izmir Zeqiri, kryetari i Zubin-Potokut deklaroi se iu bindet rekomandimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Kosova të mos jetë faktor “që inspiron për veprimet serbe”.
Ai i tha të enjten se vështirësitë në veri janë inspiruar nga bandat serbe e ruse, raporton ‘Koha’.
“Unë iu bindem rekomandimeve, sidomos të SHBA-së që ne të mos jemi faktorë të cilët i inspirojmë për veprime serbe. Vështirësitë janë krijimi i kësaj situate të inspiruar nga banda serbe e ruse. Kemi parë këto ditë e besoj që e kanë parë të gjithë se ne jemi për rend dhe ligji… Këta persona nuk e kanë vendin brenda institucioneve të Kosovës”, tha ai.
Zeqiri, njëherit anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar ditë më parë se detyrën do ta ushtrojë larg objektit të Komunës. Ndërsa, kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetimi, po vazhdon të qëndrojë në objektin e Komunës.