Kosova e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi në ndeshjen miqësore ndaj San Marinos me rezultat 2-0.
Të besuarit e Bernard Challandes e nisën mirë takimin, duke sulmuar që në start.
U shënua një gol në fillim nga Lirim Kastrati, por që u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.
Goli erdhi në minutën e 28-të të ndeshjes, kur Kosova shënoi me Vedat Muriqin. Ky i fundit mori një top në hyrje të zonës, kaloi një mbrojtës dhe me qetësi gjeti rrjetën për 1-0.
Por sulmet nuk u mbyllën me kaq. Kosova kishte rast të mirë edhe me Besar Halimin i cili gjuan pas pasimit të Muriqit, por topi ndalet në shtyllë.
Në minutën e 41-të, Kastrati u fut bukur në zonë, pasoi te Vojvoda, por goditja e tij shkoi jashtë. Poashtu në minutën e 44-të rrezikoi edhe njëherë Muriqi me një gjuajtje me kthim, por portieri ishte në vend.
Në minutën e 45-të, Destan Bajselmani dhe Blendi Idrizi kombinuan bukur, por goditja e këtij të fundit shkon jashtë.
Në kohën shtesë të pjesës së parë, Arbër Zeneli harkoi në zonë nga goditja e dënimit, ku më së miri u gjend Muriqi i cili shënon për 2-0.
Me këtë rezultat u mbylle dhe pjesa e parë.