Vuçiq: Kurti kërkon që Serbia të hyjë në konflikt me NATO-n, s’mund të flas sonte për zgjedhje të reja në veri

Vuçiq: Kurti kërkon që Serbia të hyjë në konflikt me NATO-n, s’mund të flas sonte për zgjedhje të reja në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte ka thënë se tensionet në veri i a filluar Policia e Kosovës, jo NATO-ja.

“Para këtij emisioni, pesë këshilltarë që merren me këtë punë dhe që kanë për detyrë të më vënë në dukje gabimet e mia, më kanë thënë që të mos bëhem inatçi dhe të mos jem pesimist. Mendoj se këto foto janë të tmerrshme dhe të zgjedhura qëllimisht kundër serbëve, sepse nuk tregohet se kush e filloi konfliktin. Nuk e nisi NATO-ja, por Policia e Kosovës”, tha Vuçiq për pamjet e konfliktit të fundit mes serbëve vendas dhe pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan dhe shtoi:

“Të gjithë në Perëndim e dinë se fajin e ka Prishtina dhe fajin e ka Kurti. Nuk kemi asgjë për të fituar nga kjo, sepse ai e di se çfarëdo që të bëjë, amerikanët, anglezët dhe gjermanët do të jenë në favor të ruajtjes së të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës dhe mos lejimit të serbëve që të kërcënojnë integritetin territorial të Kosovës“, shtoi Vuçiq.

Related Articles