Mbi 280 të vdekur në Indi pas përplasjes së trenave

Mbi 280 të vdekur në Indi pas përplasjes së trenave

Së paku 288 persona kanë mbetur të vdekur dhe 850 të lënduar nga përplasja e disa trenave në Odisha të Indisë.

Më shumë se 200 ambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes në distriktin e Balasore, ka thënë kryetari I Odisha, Pradeep Jena, raporton BBC.

Besohet se një tren pasagjerësh ka dalë nga binarët para se të goditjes nga një tjetër të premten pasdite.

Ky është aksidenti më I rëndë I trenave në Indi në shekullin 21.

Zyrtarët indianë paralajmërojnë se numri I të vdekurve mund të rritet edhe më tutje.

Related Articles