Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, që sipas tij, ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për uljen e tensioneve në veri të vendit.
Ai tha se presidentët historikisht në Kosovë kanë pasur role unifikuese, duke dhënë kontributin e tyre në procese siç ishin, sipas tij, protestat e dhunshme të vitit 2015 në dialogun e Vjenës e procese të tjera.
“Ata kanë luajtur rol kyç në raportet e shtetit tonë me shtetet e BE-së, e sidomos edhe me ShBA-të”, tha Haziri,