Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor parashihet që të takohen këtë javë në Tiranë.
Takimi njoftohet se do të zhvillohet në formë të retreatit, këtë të enjte.
Takimi do të zhvillohet në kuadër të iniciativës “Open Balkan” ku kryeministrat pritet të diskutojnë mbi përmbushjet e ujdive të arritur nga takimet paraprake.
Pjesë e diskutimit pritet të jenë edhe zhvillimet në veri të Kosovës, shkruan ‘Top Channel’.