Mbrëmë në Gjakovë raportohet se “Baba Sheh” dyshohet se rrahu nënën dhe motrën e tij. I dyshuar është Shehu i fshatit Bec të Dushkajës, Ismet Murtezai, djali i të ndjerit Hysen Murtezait.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Ismet Murtezai është arrestuar nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, të dielën në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e tyre në Gjakovë.
Njoftohet se sipas informacioneve të para, ‘Baba Sheh’ 28-vjeçar, po dyshohet se për motive akoma të panjohura, e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, 56-vjeçare, duke e goditur dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore, shkruan ‘Sinjali’.
Në sherrin që plasi në shtëpinë e shehut, ka ndërhyrë motra e tij, që t’i dalë në ndihmë nënës, por edhe e ka pësuar edhe vet. E njëjta është kapur me shehun, të cilin e ka sulmuar fizikisht dhe për pasojë edhe ajo është futur në telashe.
Të njëjtat burime thonë se rasti është denoncuar menjëherë në Polici, ku nëna e shehut ka dhënë deklaratën e tij për dhunën që djali ka ushtruar ndaj saj dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës.
Përveç viktimës, në Polici kanë dëshmuar edhe motra e të dyshuarit, teksa Shehu është prangosur dhe shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin kundër tij.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit policor dhe inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Dhunë në familje”.