Kosova është e hapur ndaj mundësisë së zgjedhjeve të reja në katër komuna veriore me shumicë serbe pas trazirave, por hapa të tjerë duhet të ndërmerren para kësaj, tha të martën ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, raporton ‘Reuters’, transmeton Gazeta Enigma.
Gërvalla-Schwarz, duke folur pas takimit me ministrin e jashtëm çek në Pragë, tha se fundi i dhunës ishte kushti i parë për të konsideruar zgjedhje të reja.
“Po, ne jemi të hapur për zgjedhje në këto katër komuna, por për të pasur zgjedhje të reja na duhen hapa në mes”, tha ajo.
Ajo tha se Kosovës gjithashtu i duhet “një angazhim nga Serbia që ata të mos kërcënojnë më qytetarët serbë të Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhje”, duke shtuar se njerëzit nuk duhet të ndjejnë kërcënimin e dhunës nga turma. /Gazeta Enigma