Është arrestuar një person pasi i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën për një parking të veturës në “Abi Qarshi” në Prizren, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës, ku thuhet se i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar rreth një parkingu të veturës, e kishte kanosur viktimën dhe sulmuar fizikisht. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.