Dje në Zveçan, në dy raste të ndryshme, janë sulmuar dy vetura nga persona të panjohur.
Rasti i parë ka ndodhur në orën 10:00, për çka ankuesi ka raportuar se dy grupe personash të panjohur, disa me maska, e kanë sulmuar veturën e tij me mjete të forta.
Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në orën 23:30. Viktima ka thënë se të dyshuarit e kanë sulmuar me shkopinj bejsbolli, shufra metalike dhe gurë veturën e tij me targa vendore.
Nga sulmet janë shkaktuar dëme në vetura, mirëpo nuk raportohet për të lënduar.
“SULM & DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË
· Zveçan 06.06.2023 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, dy grupe personash të panjohur, prej tyre disa me maska, e kanë sulmuar me mjete të forta duke i dëmtuar veturën. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
· Zveçan 06.06.2023 – 23:30. Dy viktimat meshkuj kosovarë përderisa kanë qenë në veturën e tyre me targa vendore, nga të dyshuar deri më tani të pa njohur janë sulmuar me shkopinjë bejspolli, shufra metalike, kubëza dhe gurë. Si pasojë e sulmit janë shkaktuar dëme materiale në veturë, nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”