Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme gjatë kontrollës rutinore në 24 orët e fundit, ku thuhet se 79 persona janë dënuar për mosrespektim të masave kundër COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Përveç personave që nuk kanë respektuar masat, Policia ka shqiptuar edhe 1451 tiketa trafiku.
Ndërsa, kanë ndodhur 16 aksidente me lëndime dhe 16 me dëma materiale.
20 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, derisa 14 janë dërguar në mbajtje.