Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se subjekti që ai drejtonte, kishte vlerësuar drejtë rrezikun e Vetëvendosjes, për siç thekson edhe ndau rrugët me të në vitin 2020.
Mustafa potencon se për këtë, që të evitohej konfrontimi i Kosovës me SHBA-në, LDK pagoi çmim të shtrenjtë.
”LDK në vitin 2020 prishi koalicionin me VV-në për të evituar konfrontimin e Kosovës me SHBA-të. E pagoi çmimin më të shtrenjtë me rreth 100 mijë vota! Por në atë kohë VV-në e përkrahnin diplomatët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian e…E sollën vet në pushtet së bashku me analfabetët funksional. Sot, frikësohem se çmimin e prishjes së relacioneve me SHBA-të dhe BE-në , nuk do ta paguajë VV me Kurtin dhe Osmanin por do ta paguajë e gjithë Kosova. Ngushëllimi i vetëm më mbetet se Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte vlerësuar drejtë rrezikun dhe vepruam mirë në interes të Kosovës. IM”