Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar sot për konsultim partitë politike për të caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Përveç Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës e cila ka konfirmuar se do të marrë pjesë në këtë takim në orën 17:00, një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, Arlind Manxhuka, drejtues i zyrës për media dhe komunikim në këtë parti.
“Po ne do të marrim pjesë”, ka thënë shkurt Manxhuka, derisa ka theksuar takimi do të mbahet rreth mesditës.