OVL e indinjuar me veprimet e Gërvallës, thotë se po e luan rolin e prokurorit

OVL e indinjuar me veprimet e Gërvallës, thotë se po e luan rolin e prokurorit

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, i ka reaguar ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për disa deklarata që i bëri mbrëmë për mediat zvicerane, duke përmendur në kontekst pozitiv Specialen, e madje duke mos harruar që në media ndërkombëtare t’i përmend edhe vrasjet e pasluftës në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Me anë të një postimi në Facebook, Klinaku ka thënë se Gërvalla po e luan rolin e prokurorit me deklaratat e saja për UÇK-së.

Ai ia ka kujtuar Gërvallës se janë diku rreth 200 ushtarë të UÇK-së të cilët janë vrarë pasluftës.

Postimi i plotë:

Përveç zbulimit dhe dënimit të krimeve dhe masakrave të pushtuesit serb që i ka bërë gjatë luftës në Kosovë e që ndërkombëtarët dhe vendorët nuk janë marrë me to, kemi qenë edhe për zbulimin e të gjitha vrasjeve të pas luftës.

Pa marrë parasysh sqarimin e Gërvalla-Schëartz se citati për UÇK-në nuk ishte i saj, por i gazetarit zviceran, t’i cilësosh vrasjet si politike do të thotë se po luan rolin e prokurorit.

Të mos harrojmë se mbi 200 ushtarë të UÇK-së janë vrarë pas luftës.

Related Articles