Aktivisti i Shoqërisë Civile, Rron Gjinovci ka kërkuar që Edi Rama të shpallet non grata.
Kjo kërkesë vjen pasi sot Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.
‘’Edi Rama, dosti i Vuçiçit meriton non-grata nga Kosova. Edhe me kete rast terheqje te ambasadorit te Kosoves nga vendi momentalisht ma proserb ne Ballkan’’, ka thënë Gjinovci.
Komuniteti ndërkombëtar ka dalë së fundi me tri kërkesa për Qeverinë e Kosovës: shtensionimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.