Bislimi: Serbia dëshiron ta përdorë Asociacionin për ta ndarë Kosovën

Bislimi: Serbia dëshiron ta përdorë Asociacionin për ta ndarë Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se Kosova vazhdimisht e ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për arsyet e vërteta të Serbisë për insistimin në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij, qëllimi me Asociacionin nuk është të integrohen serbët vendas në Kosovë, por të përdoret si kali i Trojës së Beogradit për ta bërë vendin jofunksional, duke përgatitur kështu rrugën për ndarje, raporton Klan Kosova.

“’Non-paper’ i fundit i hartuar nga Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve (nga Vasilije Krestic, anëtare e plotë, https://sanu.ac.rs/en/member/krestic-vasilije/…) ofron dëshminë më të fortë deri më tani për qëllimin e vërtetë pas insistimit të Serbisë për ASMM në Kosovë”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Dokumenti i bashkëngjitur më poshtë do të tregojë sa vijon:

  • Themelimi i Asociacionit nuk është një objektiv në vetvete, por përkundrazi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt qëllimit kryesor të një “bote serbe” (“Srpski svet”) që përkon me territorin e ish-Jugosllavisë.
  • “Srpski svet” është një evolucion i “Nacertanje” (https://researchgate.net/publication/41119069_Ilija_Garasanin_Nacertanje_and_Nationalism…) dhe duhet parë si Nacertanje e shekullit të 21-të.
  • Dizajni fillestar i Asociacionit është i parëndësishëm, pasi kompetencat e tij do të evoluojnë dhe do të shfrytëzohen për shkak të mbështetjes financiare të Beogradit dhe mungesës relative të mbikëqyrjes nga Qeveria e Kosovës.
  • Këto kompetenca përfundimisht do të çojnë në një Republika Serpska. Serbia me synimin e ndarjes territoriale në mes të trevave shqiptare dhe serbe. Kjo pastaj do ta detyrojë bashkësinë ndërkombëtare të njohë ekzistencën e dy entiteteve kombëtare në Kosovë dhe autonominë absolute në zonat e Asociacionit.
  • Kjo autonomi do të sjellë që serbët të kenë zero nevojë për të bashkëvepruar me Qeverinë e Kosovës, duke e bërë kështu Asociacionin një “vezë qyqeje” në territorin e saj.
  • Serbia beson se avantazhi kryesor që ka aktualisht dhe duhet të shfrytëzojë është epërsia ekonomike në rajon.
  • Në rrethanat aktuale, qëllimi përfundimtar i “botës serbe” nuk mund të realizohet vetëm me mjete politike. Duhet të shfrytëzohen edhe mjete të tjera, duke përfshirë mekanizmat fetarë me potencial për ndikim politik në vendet fqinje ku vepron Kisha Ortodokse Serbe.
  • Prandaj, themelimi i Asociacionit duhet të jetë imperativi kryesor për politikëbërësit serbë, duke ofruar një bërthamë për qëllimin shekullor të bashkimit të serbëve. Non-paper shpjegon në mënyrë të përsosur këmbënguljen e Beogradit për Asociacionin, por duhet ta bëjë komunitetin ndërkombëtar të rishqyrtojë të tijën.

Related Articles