Këta janë aksionarët e rinj të Ndërmarrjeve Publike të Prishtinës

Këta janë aksionarët e rinj të Ndërmarrjeve Publike të Prishtinës

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot u shkarkuan anëtarët aksionarë të Ndërmarrjeve Publike Lokale të Prishtinës.

Asamblistët komunalë të KK Prishtinës shkarkuan nga dy anëtarë të secilës Ndërmarrjeve Publike, për t’i votuar më pas zëvendësuesit e tyre

Me 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi Komunal zgjodhi anëtarët aksionarë të Ndërmarrjeve Publike të kryeqytetit si në vijim:

“Termokos” Sami Borovci dhe Gëzim Mehmeti

“Ndërmarrja Publike Banesore” Arjanit Beqiri dhe Besart Krasniqi

“Pastrimi” Feim Osmani dhe Petrit Reçica

“Hortikultura” Valbona Ajeti dhe Taulant Maxharraj

“Trafiku Urban” Gëzim Sveçla dhe Triera Kasumi-Berisha

“Sport Marketing” Endrit Zabërgja dhe Bali Gashi

“Stacioni i Autobusëve” Mirsad Vitija dhe Besnik Mujeci

“Prishtina Parking” Flamur Kelmendi dhe Besnik Haziri

“Kuzhina Qendrore” Arbnora Berisha dhe Teuta Kadiu-Gjinolli

“Pallati i Rinisë” Kushtrim Mushica dhe Endrit Gashi

Related Articles