Raci: Propozimi i Ramës do ta ketë fatin e Open Balkan, është ide e dështuar

Raci: Propozimi i Ramës do ta ketë fatin e Open Balkan, është ide e dështuar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sot iu ka dërguar presidentit të Frances Emmanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz, një draft statut për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Analisti politik, Gazmir Raci e ka quar të dështuar draft-statutin e propozuar të Asociacionit nga Edi Rama, të cilin ua ka dërguar Gjermanisë dhe Francës.

Raci ka thënë se ky draft-statut do ta ketë fatin e Open Ballkanit dhe është i dështuar që nga dita e parë, shkruan Gazeta Enigma.

“Nuk mundesh si shtet amë dhe të mos ta negociosh me lidershipin. Hajde nuk po të pëlqen kryeministri, pse nuk e ka ftuar presidenten për ta negociuar dokumentin. Opozita e ka parë këtë dokument, kjo është interesante”, tha Raci.

“Propozimi i Edi Ramës do ta ketë fatin e Opben Ballkan, që në ditën e parë është ide e dështuar. Kosova nuk është në konflikt me SHBA-në se mu pom duket se të hanën kemi me i kap pushkët e me luftu, qysh tha Vebia.  Si mund të bëjmë zgjedhje të shkojmë në hapin e dytë, ku flitet për zgjedhjet e lira kur në veri i ke bandat me maskat që e ushtruan ushtrinë amerikane” ka thënë Raci në Klan Kosova.

Raci ka thënë se Kosova e ka të shtrirë sovranitetin në komunat veriore të Kosovës.

“Nuk është në pyetje sovraniteti, pasi Kosova e ka të shtrirë sovranitetin në atë pjesë, problem është se si serbët lokal me dalë në zgjedhje. Nëse ne shkojmë e bëjmë zgjedhje ad-hoc, sa për të thënë bëm diçka sikur që bëm herën e kaluar dhe vazhdon të jetë presion i këtyre bandave të jetë në masë të madhe në veri, pse ne duhet të shkojmë në zgjedhje”, thotë Gazmir Raci, përcjellë Gazeta Enigma.

Related Articles