Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar sot partitë politike për t’u konsultuar në lidhje me datën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor, raporton Gazeta Enigma.
Kësaj ftese i është përgjigjur pozitivisht Lidhja Demokratike e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja për media e LDK-së, Sibel Halimi, e cila ka theksuar se në këtë takim do të shkoj kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Ndryshe, Halimi tha se takimi do të mbahet në ora 16:15.
“Po, LDK-ja do të marr pjesë dhe takimi do të mbahet në ora 16:15”, tha Halimi për Gazetën Enigma.