Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku janë lënduar shtatë persona.
Sipas njoftimit të policisë, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ndërkaq njëri prej tyre është dërguar në QKUK sepse ka pasur lëndime serioze.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona (pesë meshkuj dhe dy femra) të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, njëri prej tyre është dërguar në QKUK (me lëndime serioze). Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.