Pesë punëtorë janë vrarë nga një shpërthim në një fabrikë eksplozivësh në kryeqytetin turk të Ankarasë të shtunën, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, transmeton Gazeta Enigma.
Shpërthimi ndodhi në fabrikën e raketave dhe eksplozivëve ‘MKE’ rreth 40 km jashtë Ankarasë. Guvernatori i Ankarasë, Vasip Sahin, u tha gazetarëve se nuk kishte më punëtorë të bllokuar në fabrikë, që prisnin të shpëtoheshin ose të shtroheshin në spital. /Gazeta Enigma