Po mbizotërojnë vranësirat e herë-herë edhe reshjet e shiut, tash e disa ditë mbi vendin tonë.
Edhe java e ardhshme starton me vranësira dhe shi, vende-vende me reshje më të dendura.
Të mërkurën priten më shumë intervale me diell.
“Nga dita e enjte sërish vranësira dhe të reshura shiu.
Temperaturat ndjeshëm më të ulëta nga mesataret, përreth 19C e 21C, vetëm ditën e mërkurë që shënojnë rritje deri në 24C e 26C. Minimalet luhaten ndërmjet 10C e 15C.
Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.
12.06 – Kryesisht vranët e kohëpaskohe me të reshura shiu, të shoqëruara edhe me bubullima. Lokalisht reshjet mund të jenë mjaft intensive, që mund të çojnë edhe tek përmbytje të shpejta.
13.06 – Reshje e shiut vazhdojnë orëve të hershme të mëngjesit. Gjatë ditës gradualisht pushojnë, e do të ketë edhe intervale me diell.
14.06 – Më shumë intervale me diell. Vetëm përreth viseve malore priten mundësi për rrebeshe shiu.
15.06 – Kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe, pasdite të shoqëruara edhe bubullimë.
16.06 – Mbetet mot kryesisht me vranësira. Pasdite me rrebeshe e bubullima.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, edhe nga veriu dhe juglindja 2-10m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rënies në pjesën e dytë të javës”.