“Haj medet haj”, Mulla Osmani reagon për pjesëmarrjen e Kurtit në Paradën e Krenarisë, thotë se e detyruan

“Haj medet haj”, Mulla Osmani reagon për pjesëmarrjen e Kurtit në Paradën e Krenarisë, thotë se e detyruan

“Të gjithë së bashku duhet të besojmë në të drejtat e njeriut, në dinjitetin dhe integritetin e çdokujt. Njerëzit duhet t’i pranojmë, respektojmë dhe duam ashtu qysh janë”, kështu e përfundoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagimin e tij pas pjesëmarrjes për herë të parë në “Paradën e Krenarisë” së komunitetit LGBTQIA+.

Në mes reagimeve të shumta, ka qenë edhe ai i hoxhës nga Drenasi, Osman Musliu, i cili para disa vitesh kishte pritur Kurtin në shtëpinë e tij.

Hoxha tha se ky veprim i kryeministrit Kurti, ministrit Vita, kryetarit të Prishtinës Rama, e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Kusari – Lila, është i detyruar.

“Haj medet haj; i paskan detyru me i pri “PARADËS” se Zbufive… Rama, Kusari , Vitia e Kurti…!?”, ka shkruar imami.

Related Articles