Kurti për bisedën me Hetemin: Unë isha i shqetësuar mos po lëshon pe ai, e ai mos po lëshoi pe unë

Kurti për bisedën me Hetemin: Unë isha i shqetësuar mos po lëshon pe ai, e ai mos po lëshoi pe unë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar përsëri zgjedhjen e kryetarëve të rinj të katër komunave veriore, ndërsa tregoi edhe disa detaje nga biseda që ka pasur me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

Kurti ka thënë se ishte i brengosur mos ishte mërzitur Hetemi pas qëndrimit të gjatë brenda komunës, ndërsa tregoi se edhe Hetemi ishte brengosur mos ishte mërzitur Kurti.

“Këta kryetarë kanë marrë pak vota, por ata të tjerët kanë marrë aspak vota. Zgjedhjet duhet të jenë të lira demokratike me fushatë fer e të hapur e pa banda kriminale. Unë e thirra në telefon e bisedova me kryetarin Lulzim Hetemin dhe ndodhi diçka interesante, se për të thënë të drejtën kur e thirra kisha një shqetësim mos u mërzit në zyrë u bënë shumë javë. Por unë teksa isha i brengosur mos është mërzitur ai, ai ishte i brengosur mos jam mërzitur unë. Kështu që i shqetësuar mos po lëshon pe, e ai i shqetësuar mos po lëshoi pe unë. Biseda në vazhdim ishte përveç se e përzemërt e këndshme”, tha kryeministri.

Po ashtu, Kurti tha se nuk e ka pritur që Hetemi mund të bëhet kryetar i Leposaviqit, por tërheqja e Jabllanoviqit e mundësoi një gjë të tillë.

Related Articles