Vdekja e Silvio Berlusconit, Italia shpall të mërkurën ditë zie kombëtare

Vdekja e Silvio Berlusconit, Italia shpall të mërkurën ditë zie kombëtare

Ditë zie kombëtare për Italinë do të jetë të mërkurën, ditën kur do të bëhet varrimi i Silvio Berlusconit në orën 15:00 me orën lokale, në Katedralen e Milanos me shpenzime publike.

Qeveria njoftoi se nga sot deri pasnesër flamujt do të valëviten në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe në ambasadat e saj jashtë vendit.

Trupi i Silvio Berlusconit nuk do të vendoset nesër në pelegrinazh publik, pas një vendimi të autoriteteve italiane.

Sipas shtypit italian, autoritetet morën këtë vendim nga vështirësia e kontrollit të pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve.

Silvio Berlusconi vdiq mëngjesin e sotëm në moshën 86-vjeçare. Cavaliere është shtruar në spital që nga e premtja në spitalin San Raffaele në Milano./abcnews.al

Related Articles