Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka treguar se çfarë ka folur me siç thotë ai përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
Ai tha se biseda ishte shumë e vështirë dhe nuk kishte tema të lehta.
Vuçiq ka folur edhe për bisedat me përfaqësuesit ndërkombëtarë.
“Bisedë e vështirë me të gjithë, bisedë e lehtë as me Lajçakun, kam pasur ditët e kaluara me disa përfaqësues amerikanë, me disa përfaqësues evropianë, kam folur mbrëmë me një nga përfaqësuesit më të lartë evropianë për gati një orë në telefon nga ora 11:00. deri në mesnatë. Situata po ndërlikohet, më shqetëson shumë”, tha thënë Vuçiq në TV Happy.
Ai ka kërkuar që kryetarët shqiptarë duhet të tërhiqen nga ndërtesat komunale në Veri.
Por propandoi që “Beogradi është gjithmonë për kompromis”.