Gërvalla për Vuçiqin: Ishte ministër propagande në vitin 99′, nuk kërkoi falje kurrë

Gërvalla për Vuçiqin: Ishte ministër propagande në vitin 99′, nuk kërkoi falje kurrë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwartz, ka qëndruar sot në Bruksel, dhe ka ndarë një fotografi para selisë së NATO-s.

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës ajo shprehu mirënjohjen për intervenimin e forcave të NATO-s në Kosovë, teksa nuk la pa e përmendur përfshirjen e presidentit të tashëm serb, Aleksandër Vuçiq, në qeverinë e atëhershme serbe.

“12 qershor 1999 – 12 qershor 2023. Kur po e vizitoja NATO-n sot në Bruksel, ndieva mirënjohje të pafund që NATO-ja na kishte ardhur në shpëtim kur Kosova ishte buzë zhdukjes nën agresionin gjenocidal nga Serbia”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

“Ministër i Propagangës më 1999 ishte Aleksandër Vuçiqi. Ai nuk kërkoi falje kurrë!”, tha Gërvalla.

Related Articles