Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka zhvilluar vizitë në Komunën e Leposaviqit, ku është pritur nga kryetari Lulzim Hetemi.
Kosovo-Onllajn raporton se vizita është kryer në orët e hershme të mëngjesit, derisa ka qëndruar gjysmë ore në objektin e komunës.
Gjatë daljes thuhet se protestuesit kanë hedhur ngjyrë dhe vezë në drejtim të veturës së ministrit.
Aliu kishte provuar edhe më 9 qershor që të bënte një vizitë të ngjashme, por që vet ai ka thënë se s’ishte e mundur të bëhej pasi që ka qenë Policia e Kosovës që e kishte udhëzuar që të kthehej pas në mënyrë që të shmangej tensionimi.