Protestuesit serbë që janë mbledhur tek Shkolla Teknike në veri të Mitrovicës kanë “shpërthyer” ndaj Listës Serbe dhe presidentit Aleksander Vuçiq.
Siç raportojnë mediat serbe, lokale në veri, kryesia e Listës Serbe është vendosur në një nga ndërtesat e afërta.
Qindra qytetarë qëndrojnë para hyrjes së godinës dhe presin përfaqësuesit e kësaj partie, duke kërkuar që t’u drejtohen.
Pikërisht në hyrje ka djem që duken si roje sigurie, të cilët pretendojnë se drejtuesit e kësaj partie nuk janë aty, siç raporton Kossev.