Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, është deklaruar pas takimit të sotëm me Presidenten, Vjosa Osmani, raporton Gazeta “Enigma”.
Me këtë rast ai njoftoi se i ka propozuar Osmanit që si datë për zgjedhjet lokale të jetë 31 tetori.
“Ne mendojmë që institucionet që merren me organizimin e zgjedhjeve kanë mjaft kohë që procesi të jetë i organizuar mirë. Është propozuar data 31 tetori. PDK si asnjë subjekt tjetër është e përgatitur shumë mirë për zgjedhjet lokale, ju keni parë që javëve të fundit unë me shumë kolegë të partisë kemi qenë në terren”, tha Hoxhaj.
Tutje ai pati edhe një kërkesë për Osmanin. Kërkoi që të kompletohet KQZ-ja, edhe me një anëtarë nga ana e PDK-së, që sipas Hoxhajt i takon partisë së tij.
“PDK-ja kërkon nga presidentja se para se të vendoset data për zgjedhje të kompletohet KQZ, dhe kërkojmë që PDK-së ti takon anëtari i dytë dhe mendojmë që gjitha argumentet juridike janë në anën e PDK-së dhe presim që pikërisht në këtë temë presidentja të tregoj se e pasqyron interesin e gjithë qytetarëve të Kosovës dhe kjo është një kërkesë e jona urgjente dhe serioze, dhe ajo duhet ta merr në konsideratë”, tha tutje ai./Gazeta Enigma.