Sveçla: Janë arrestuar dy persona nga Fushë Kosova, përfituan nga një qytetar 260 mijë euro

Sveçla: Janë arrestuar dy persona nga Fushë Kosova, përfituan nga një qytetar 260 mijë euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit, kanë përfituar të holla në vlerë prej 260 mijë eurove nga një qytetar.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka treguar se arrestimi i dy të dyshuarve është bërë në kuadër të një operacioni kundër veprimtarisë së fajdes.

“Vazhdon lufta ndaj krimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës ka finalizuar sot me sukses një operacion kundër veprimtarisë së fajdes. Janë arrestuar dy persona nga Fushë Kosova të cilët përmes të veprimtarisë së jashtëligjshme të fajdes kanë përfituar nga një qytetar të holla në vlerë prej 260 mijë eurove”, ka shkruar Sveçla.

Related Articles