Krasniqi i drejtohet Kurtit: PDK dhe të gjithë janë me ju për insistimin e rikthimit të policëve të rrëmbyer

Krasniqi i drejtohet Kurtit: PDK dhe të gjithë janë me ju për insistimin e rikthimit të policëve të rrëmbyer

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur në Kuvend rreth situatës së fundit në vend.

Ai ka thënë se PDK dhe të gjithë janë në mbështetje të Qeverisë për rikthimin e policëve.

“Si qeveri e keni mbështetjen për rikthimin e policëve. Por insistimi i juaj duhet të jetë që të bëhet menjëherë.

Më e rëndësishmja është jeta e policëve të Kosovës. As ju kryeministër s’keni asnjë lajm se ku janë, si janë e çfarë po ndodhë me ta.

Serbia të tregoj menjëherë informacione për gjendjen e tyre dhe në çfarë kushte. Ju ftojmë të keni fokusin e plotë për rikthimin e menjëhershëm të tyre”, u shpreh ai.

Sipas tij, është për keqardhje që s’po e marrim mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Asnjë deklaratë e QUINT-it, BE-së dhe e NATO-s për rikthimin e policëve. Kjo çfarë po ndodhë është qeverisja pa koordinim. Zbehja e bashkëpunimit s’i keni marrë për bazë”, u shpreh ai.

Related Articles