Kurti takohet me diplomatin japonez, bisedojnë për kidnapimin e tre policëve

Kurti takohet me diplomatin japonez, bisedojnë për kidnapimin e tre policëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Për këtë ka njoftuar zyra e kryeministrit, të enjten.

“Në këtë takim, kryeministri Kurti e falënderoi Japoninë për mbështetjen dhënë Kosovës në sferën e politikës së jashtme, në rrafshin ekonomik, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të tjera”.

“U bisedua për zhvillimet e fundit në vend dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës për depërshkallzim të situatës në veri të vendit, me ç’rast kryeministri Kurti e njoftoi atë me propozimin dhe ndau me të dëshmitë e institucioneve të vendit që dokumentojnë se tre policët e kidnapuar nga forcat serbe ishin thellë në territor të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

“Japoni mbetet partnere e rëndësishme e Kosovës, e cila ka ndihmuar vendin tonë në shumë projekte, veçanërisht në fushën e arsimit”.

Related Articles