Politikani veteran, Isaac Herzog, u zgjodh të mërkurën president i Izraelit.
Parlamenti prej 120 anëtarësh e zgjodhi Herzogun, 60 vjeç, në një votim anonim.
Ai është ish-kryetar i Partisë Laburiste të Izraelit, ndërsa si udhëheqës i opozitës ka garuar kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, por pa sukses.
Herzog thuhet se vjen nga një familje e shquar zioniste.