Kongresmeni Meeks: Është me rëndësi që Kosova ta ruajë marrëdhënien e fortë me SHBA-në

Kongresmeni Meeks: Është me rëndësi që Kosova ta ruajë marrëdhënien e fortë me SHBA-në

Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan nga New Yorku, Gregory Meeks, ku është diskutuar për Kosovën, Shqipërinë, Luginën e Preshevës dhe politikën e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit të publikuar nga AARC në Facebook, gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë e forcimit të angazhimit të komunitetit shqiptaro-amerikan në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Meeks, i cili është anëtar i lartë i pakicës në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ka riafirmuar mbështetjen për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe për forcimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara.

Sa i përket Kosovës, kongresmeni ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të forta me SHBA-në dhe ka shprehur mbështetjen për integrimin e saj në institucionet euroatlantike.

Related Articles