Pesë të lënduar nga aksidenti mes taksisë dhe autobusit në Prishtinë, detaje

Pak më parë u raportua për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në afërsi të gjimnazit ‘Ahmet Gashi’ në Prishtinë, ku janë ndeshur mes vete një veturë taksie dhe një autobus i ‘Trafikut Urban’.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Ahmeti tha se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në  Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit pesë persona  kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, tha ajo.

Related Articles