Këto ditë të reshurat e shiut kanë bërë që në disa zonë të Kosovës të ketë vërshime të mëdha, por të reshurat e shiut kanë edhe anën pozitive, pasi në liqenin e Badocit është arritur niveli maksimal kapërderdhës.
Në disa postime në rrjetin social në Facebook të Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është bërë e ditur se nga të reshurat e shiut është arritur niveli maksimal i ujit në liqenin e Badocit.
“Lajm fantastik, liqeni i Badocit pas një periudhe të gjatë, arriti nivelin maksimal kapërderdhës”, thuhet në postimin Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.